500 mijë dollarë ndihmë nga SHBA për Kosovën në luftën kundër CoVID-19

shba

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka dhuruar Kosovës edhe 500 mijë dollar shtesë si përkrahje në luftimin e pandemisë CoVID-19.

Kështu bëri të ditur Ambasada e SHBA-së në Kosovë, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.

“Lajm i shkëlqyeshëm: Kosova merr 500,000 dollarë shtesë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Paketa e Ndihmës Globale të USAID për të ndihmuar #Kosovo të luftojë këtë pandemi. #TogetherWeCan mposhtim COVID-19”, thuhet në njoftim, të cilit i është bashkëngjitur edhe një mesazh me video i ambasadorit amerikan Philip Kosnett.

Ndryshe, SHBA ka ndarë 1.1 milion dollar për Kosovën, në kuadër të paketës për ndihmë Globale të USAID-it, në luftën kundër CoVID-19.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne