60 pjesëtarë të Policisë së Kosovës të infektuar me CoVID-19

Policia-2-1068x601

Virusi CoVID-19 ka prekur një numër të madh të zyrtarëve të ministrive dhe institucioneve të ndryshme në Kosovë. Të infektuar me virus ka edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Zyrtarë nga Zyra për Informim e Policisë së Kosovës thanë për gazetën Objektiv se momentalisht janë 60 zyrtarë policorë pozitiv me CoVID-19.

“Lidhur me interesimin tuaj u njoftojmë se numri i pjesëtarëve të PK-së, aktiv më COVID b19, është i ndryshueshëm (ka të shëruar të ri dhe po ashtu mund të ketë edhe raste të reja). Por, për momentin janë rreth 60 pjesëtarë të PK-së që janë pozitiv”, thanë për gazetën Objektiv Zyra për informim e Policisë.

​Ndryshe, aktualisht ka 2 mijë 259 raste aktive me Covid-19 në Kosovë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne