Haxhiu: Nëse Kushtetuesja vendos në favor të Thaçit, qytetarët kanë të drejtë të zemërohen

Albulena-Haxhiu-1

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar ndaj raportimeve të mediave se Gjykata Kushtetuese do të vendos në favor të krijimit të qeverisë së re.

“Qytetarët kanë plotësisht të drejtë që të zemërohen. Në njërën anë thuhet “mos ndërhyni në pavarësinë e Gjykatës”, e në anën tjetër orientimet e para të tyre qarkullojnë tek disa, përfshirë edhe në medie! Si ka mundësi të dihet aktgjykimi e mënyra e votimit, pa u bërë publik ende nga Gjykata?!”, ka shkruar Haxhiu. Ajo ka theksuar se nëse këto raportime dalin të vërteta atëherë kjo nuk është pavarësi e Gjykatës por vetëm arnim i aktgjykimit për interesa të Thaçit dhe atyre që siç thotë ajo kanë humbur zgjedhjet dhe janë braktisur nga populli.

“Gjykata në mandat të saj, ka vetëm interpretimin e Kushtetutës dhe jo amendamentin e saj. Amendamente kushtetuese mund të propozojnë vetëm Qeveria, Presidenti dhe 1/4 e deputetëve por pastaj ato duhet të votohen nga Kuvendi. Sipas Kushtetutës, nuk ka afat për mandatarin. Gjykata nuk mund të caktojë afat. Kjo do ta shkatërronte rendin kushtetues dhe demokracinë. Kjo do ta përmbysë vullnetin e popullit!”, shkruan ministrja në detyrë e Drejtësisë. /Objektiv/

 

Postimi i plotë i Haxhiut:

Qytetarët kanë plotësisht të drejtë që të zemërohen. Në njërën anë thuhet "mos ndërhyni në pavarësinë e Gjykatës", e në…

Gepostet von Albulena Haxhiu am Freitag, 22. Mai 2020


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne