Foto Lajme

Foto Lajme

Ardern fotolajm

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, në një intervistë për BBC ka bërë thirrje për luftë globale kundër ideologjisë raciste të ekstremit të djathtë, pas sulmit të përgjakshëm terrorist që ka ndodhur në dy xhami në Kristçërç.  

BE fotonews 01

Bashkimi Evropian ka gjobitur me 1.49 miliard euro kompaninë Google për konkurrencë të padrejtë, pasi që ka kufizuar ilegalisht paraqitjen e disa reklamave të kompanive rivale. Kjo është hera e tretë që blloku evropian ndëshkon gjigantin global të internetit.  

Karadzic fotolajm

Gjykata e Hagës ka kundërshtuar ankesën e ish-liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq dhe e dënoi me burgim të përjetshëm për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje Hercegovinë në vitet 1990, duke përfshirë edhe masakrën e Srebrenicës.  

rashica fotolajm

Milot Rashica ka shënuar edhe të dielën ndaj Bayern Leverkusenit. Një kundërsulm vrasës i skuadrës mysafire dhe një pasim perfekt i Kruses e nxori të vetëm përballë portierit sulmuesin e Kosovës - Rashica, i cili me gjakftohtësi të madhe e dërgoi në rrjetë.