Foto Lajme

Foto Lajme

Halloween Fotolajm

Nata e shtrigave, apo siç njihet ndryshe, Halloween sot  festohet në shumicën e vendeve të botës. Ata që duan të jenë pjesë e kësaj feste, tanimë kanë zgjedhur veshjet e tyre. Lokalet ka javë që kanë sjellë maskat e ndryshe për të cilat më së shumti janë të interesuar fëmijët.  

Jahjaga fotolajm

Shkurte Fejza, u nderua me Medaljen Presidenciale të Meritave për nder të 40 vjetorit të karrierës. Medaljen ia dhuroi presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e cila gjatë takimit me këngëtaren, e dekoroi me këtë çmim për angazhimin dhe kontributin e dhënë në kulturë.  

Papa fotolajm

Javë më parë gjatë vizitës në Shqipëri Papa Françesku kishte arritur ti mbledhë të gjithë përfaqësuesit e feve. Fotografia që simbolizonte koekzistencën paqësore ndërmjet religjioneve kishte bërë xhiron e botës e cila po pëlqehet dhe po komentohet mjaftë shumë.  

Samiti fotolajm

Sot fillon mbledhja dyditëshe e ministrave të jashtëm të Grupit të Vishegradit dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, në të cilën pritet të vërtetohet nevoja e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së. Në samit marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të Kosovës, Shqipërisë etj.

background loading