Foto Lajme

Foto Lajme

Scarlett Johansson

Ylli amerikan, Scarlett Johansson, tashmë e njohur si “Vejusha e zezë” mbetet edhe në vitin 2019 aktorja më e mirëpaguar në botë, për të dytin vit radhazi, sipas klasifikimit vjetor të revistës “Forbes”. Ylli i Holliwoodit ka fituar ka fituar 56 milionë dollarë.

LDK fotolajm

LDK-ja ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë me ç'rast ka vendosur se nuk do të bëjë koalicion me PDK-në, ndërsa konfirmohet se në mbledhjen e radhës do të konfirmohet kandidatura e kësaj partie për kryeministër në zgjedhjet e ardhshme.  

Kina fotolajm

Kina bëri të ditur se ka vendosur tarifë ndaj mallrave amerikane që kapin vlerën rreth 75 miliardë dollarë. Kjo masë është hakmarrje karshi tarifave të SHBA-së ndaj mallrave të Kinës, të cilat do të hyjnë në fuqi në dy faza, më 1 shtator dhe 15 dhjetor.  

macron fotolajm

Presidenti francez, Emmanuel Macron i ka pritur krerët e shteteve dhe qeverive të 7 vendeve më të industrializuara të botës në Biarritz. Ai ka kërkuar të punohet për çtensionimin e situatës sepse një luftë tregtare „është e keqe për të gjithë".  

background loading