Foto Lajme

Foto Lajme

Mark fotolajm

Akademik Mark Krasniqi u varros sipas amanetit, vetëm me ceremoni kombëtare. Ai gati një shekull të jetës së tij e kaloi në shërbim të idealit kombëtar. Jetoi një jetë me plot peripeci, duke qenë dëshmitar dhe pjesëmarrës në momente të vështira nëpër të cilat kaloi Kosova.

Vdekje fotolajm

Personi që është gjetur i vdekur sot në mëngjes te restorant "Pishat" në Prishtinë sipas disa raportimeve të gazetarëve në teren, është është punëtor i kompanisë së sigurimit fizik "Besa Security". Mësohet se vdekja e tij nuk ka qenë si pasojë e dhunës, por natyrale.  

Egnatia fotolajm

Grupi i parë i udhëtarëve që përshkoi në këmbë rrugën e vjetër Egnatia brenda territorit shqiptar, përfundoi udhëtimin në itinerarin Durrës Manastir. Via Egnatia po rishkelet pas 200 vjetësh. Janë 263km, që nisën në Durrës e përfundojnë në Manastir, në Maqedoni.  

Barcelona fotolajm

Barcelona ka fituar takimin e dytë në edicionin e ri në La Ligë. Këtë herë katalunasit mposhtën Malagan me rezultat 1 me 0. Golin e vetëm për kampionin e Evropës e realizoi Thomas Vermaelen në minutën e 73'. Ata e konsideruan një të arritur të madhe këtë fitore.  

background loading