Foto Lajme

Foto Lajme

Jahjaga fotolajm

Jahjaga ka filluar takimi i Këshillit Kombëtar Kundër Korrupsionit. Me këtë rast, presidentja Jahjaga ka theksuar se sistemi i drejtësisë në vend duhet të jetë i depolitizuar dhe autonom. Sipas saj, institucionet duhet t'i dalin zot premtimit për zero tolerancë kundër korrupsionit.  

Geti fotolajm

Saktësisht sot para një viti është publikuar një prej këngëve që do të mbetet në historinë e repit shqiptar “MMV 2”, si një prej këngëve legjendare. Getoar Selimi, nga disa konsiderohet superyll, nga disa rival i përbetuar artistik, e për disa edhe fenomen i hip hopit ballkanas.  

Gjykata fotolajm

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur jokushtetues zgjedhjen e Isa Mustafës Kryeparlamentar, sipas tyre janë shkelur Kushtetuta dhe Rregullorja e Punës. Gjykata e ka njohur PDK-në si grupin më të madh parlamentar dhe të drejtën që ajo të ketë Kryetarin e Kuvendit.  

Seanca fotolajm

Sot duke filluar prej orës 10:00 është mbajtur seanca dëgjimore në gjykatën kushtetuese ku është bërë ballafaqimi i argumenteve dhe kundërargumenteve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Bllokut opozitar LDK-AAK-NISMA, te përkrahur nga lëvizja Vetëvendosje  

background loading