Foto Lajme

Foto Lajme

Mustafa fotolajm

Kryeministrit i Kosovës, Isa Mustafa, u prit sot në Berlin me nderimet më të larta shtetërore. Për kryetarin e Qeverisë së Kosovës para Kancelaramtit u rreshtua Garda e Nderit e Gjermanisë. Kjo vizitë vie pas takimit të tij me homologun serb, dje, në Bruksel.

Kuci fotolajm

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, ka takuar sot homologun e tij gjerman, ministrin e Drejtësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Mass. E arritur e këtij takimi është se Kosova dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për çështje penale.  

Rruga fotolajm

Kjo rrugë është zgjedhur më e bukura në botë ka një pamje magjepsëse e punuar nga dora e njeriut. Kjo rrugë që gjendet ndërmjet rrugëve Hyde dhe Leavenworth në San Francisko ka fituar popullaritet me anë të projekteve dhe filmave të Hollivudit.  

Kili fotolajm

Kili është kualifikuar në finale të Kupës së Amerikës. Suksesin e madh kombëtarja e Kilit e siguroi pasi mposhti Perunë me rezultat 2 me 1 në gjysmëfinale. Eduardo Vargas ishte më meritori për fitoren duke realizuar të dy golat. Vergas u vlersua lartë nga simpatizantët.

background loading