A do të largohet Aguero nga City pas qëndrimit 9 vjeçar?

aguero

Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, karrierën mund ta vazhdojë te Real Madrid ose Inter.

Ka spekulime në rritje se 31 vjeçari do të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni, me Real Madridin dhe Interin që kanë treguar interesim të madh për shërbimet e tij. Raportohet se të dy klubet tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit. Aguero është pjesë e skuadrës angleze që nëntë vite, ndërsa kontrata e tij aktuale skadon në vitin tjetër.

Ai ka shënuar për Cityn 23 gola në 30 paraqitje këtë sezon, ndërsa është golashënuesi më i mirë në histori të klubit, me 254 gola.

Para transferimit te Manchester City, ai kishte veshur fanellën e Atletico Madrid dhe Independiente.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne