Aktori i famshëm bëhet baba për herë të pestë në moshën 62-vjeçare

alec-hilara-baldwin2

Aktori i njohur, Alec Baldwin ka është bërë baba për herë të pestë në moshën 62-vjeçare.

Bashkëshortja e tij, Hilara solli në jetë foshnjën në datën 8 shtator.

Çifti, që u martuan në vitin 2012, bënë të ditur lajmin me anë të postimeve në rrjetet sociale duke zbuluar edhe emrin e djalit.

“Do të donim t’iu prezantonim me Eduardo Pau Lucas Baldwin. Lindur më 8 shtator 2020 në 7:46 pasdite, ai peshonte 3.4 kg,”- shkroi 36-vjeçarja në një postim në Instagram.

Ndërsa shtoi: “Emri i tij do të thotë ‘ruajtës i paqes dhe dritës’. Ne të duam shumë Edu.”

Hilara Baldwin shoqëroi postimin me një foto të porsalindurit.

Ai ka edhe pesë vëllezër e motra më të mëdha Carmen, 6 vjeç, Rafael, 5 vjeç, Leonardo, 3 vjeç dhe Romeo, 2 vjeç.

Ylli i “30 Rock” gjithashtu ka një vajzë 24-vjeçare, Ireland Baldwin, me ish-bashkëshorten Kim Basinger.

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne