Albana Osmani sqaron për herë të parë deklaratën ndaj Arbanës

Alarb-780x439-1

Deklarata e Albana Osmanit se nuk ka pasur kurrë miqësi me kolegen e saj, Arbana Osmanin bëri bujë në media.

E ftuar në “Shiko Kush Luan”, moderatorja u shpreh me Arbana Osmanin “thjesht kanë bërë qokat njëherë në 100 vjet” dhe midis tyre s’ka pasur miqësi pasi “i sheh gjërat pak më nga lart” se kolegia e saj.

“Nuk flas?! Le të themi kemi bërë qokat: Gëzuar Vitin e Ri një herë në 700 vite. S’ka pasur kurrë miqësi dhe nuk e kam kuptuar kurrë pse, por Arbana Osmani. Ndoshta ngaqë jam më e gjatë dhe i shoh gjërat pak më nga lart. Ndoshta,”– tha ajo.

Gjatë një interviste së fundmi, Albana Osmani theksoi se “nuk i heq asnjë pikë dhe asnjë presje” fjalëve që ka thënë për Arbana Osmanin.

Ndërsa shtoi se në emisionin e Luana Vjollcës, janë prerë disa pjesë teksa ajo fliste për emisionin më të mirë për momentin në televizionet shqiptare, duke u shpreh se “u ndie e fyer në inteligjencës e saj.

“Ndoshta shpesh jemi ngatërruar se një gërmë na ka ndarë. Ajo që thash që është plotësisht e vërtetë, nuk i heq as pikën dhe as presjen. Thjesht më vjen keq që u hoq diçka nga fundi i programit, ku unë thash që programi më i mirë sot në ekran, ku thashë që programi që më mungon është ai imi, pastaj shtova që po bëj shaka dhe humorin nuk do ta ndaj nga vetja ime se në fund të fundit kështu jam unë dhe 50-vjeç nuk ndryshon njeriu.

Por pas kësaj shtova një koment se kush është emisioni më i mirë në Shqipëri dhe është Opinioni i Blendi Fevziut, sipas mendimit tim dhe mendimit të shqiptarëve. Për efekt minutazhi ishte hequr. Nuk më erdhi keq që kishin hequr Blendin sepse nuk ka nevojë askush për elozhe sot, por thjesht më erdhi keq sepse shtova që ishte një shaka, sepse të gjitha shakatë e mia qëndronin por në këtë pikë u ndjeva pak e fyer në inteligjencën time. Sepse kur thuhet diçka, e më pas shtohet që është shaka nuk mund ta lësh si të vërtetë. Është bërë si efekt minutazhi. Bëra shaka sepse nuk jam aq e çmendur. Disa gjëra kur u jep shumë vëmendje nuk është mirë, kaq sa iu dha është mjaftueshëm,”– tha Albana Osmani e ftuar në “ABC-ja e Mëngjesit”.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne