Angelina Jolie humb betejën e parë ndaj Brad Pitt

Angelina Pitt

Gjykata ka refuzuar kërkesën e Angelina Jolie që gjyqtari John W. Ouderkirk të mos shqyrtojë çështjen e saj të divorcit kundër Brad Pitt.

Sipas dokumenteve të siguruara nga “Entertainment Tonight”, gjykata konstaton se Ouderkirk nuk është skualifikuar nga shërbimi si gjyqtar i përkohshëm i çështjes dhe kërkesa e aktores është refuzuar.

Siç thuhet në dokumente, Jolie nuk ka arritur të provojë se gjykatësi kishte një marrëdhënie pune me një nga avokatët e Pitt, sië pretendonte aktorja. Ekipi ligjor i Pitt reagoi duke hedhur akuza nga Jolie se po përpiqet të bllokojë çështjen përpara gjyqit për kujdestarinë e fëmijëve.

Ky veprim i aktores e acaroi në maksimum ish-partnerin e saj, për të cilën është shprehur se ka shkuar “shumë larg” me procedurat e tyre të divorcit. Pretendimi i Jolie për gjykatësin në fjalë bëri që beteja e tyre gjyqësore të marrë një kthesë drejt një shtegu më të hidhur, pasi në këtë mënyrë janë shtyrë dhe më tej procedurat finale të divorcit.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne