Apple e konfirmon që iPhone-t e ri nuk do të lëshohen në shtator

iphone

Kompania e njohur botërore “Apple“ ka vendosur këtë vit mos ta lansojë Iphone 12 ne shtator.

Vitin e kaluar kemi nisur t’i shesim iPhone-t kah fundi i shtatorit, këtë vit po presim që furnizimi të jetë i gatshëm disa javë më vonë,” ka thënë CFO* i “Apple”, Luca Maestri.

Maestri nuk e ka bërë të ditur pse kjo gjë po ndodhë me iPhone-t, por thashethemet për një vonesë të tillë ka muaj që po qarkullojnë.

Në fillim të këtij viti, “The Wall Street Journal” pat raportuar se ka vonesa në prodhimin e pjesëve të iPhone për rreth një muaj. Në fillim të kësaj jave,”Qualcomm” gjithashtu vuri në pah vonesa në iPhone, duke nënvizuar se ka pasur “një ndikim të pjesshëm në vonesat e celularëve 5G”.

“Apple” zakonisht i prezanton telefonët e saj të ri në muajin shtator dhe nisë t’i shpërndajë ata para përfundimit të muajit.

Nuk dihet nëse këto pajisje do të jenë apo jo të gatshme në muajin tetor, por “Apple” ka mundësi që prezantimin e tyre ta bëjë me anë të një ngjarje në muajin shtator.

Kjo nuk është hera e parë që “Apple” po e vonon lëshimin e një iPhone. Edhe iPhone X ishte prezantuar gjatë muajit shtator të vitit 2017 bashkë me iPhone 8, por nuk ishte lëshuar në treg deri në muajin nëntor shkaku i disa problemeve në prodhim.

Gjithashtu edhe iPhone XR ishte prezantuar në muajin shtator të vitit 2018-të, por në dyqane nisi të shfaqej në muajin tetor pasi u raportua se “Apple” kishte probleme me prodhimin e ekraneve LCD.

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne