Arrestimi i dhunshëm i Dardan Molliqajt dhe të tjerëve, reagon PSD’ja

138137046_2742790305981761_6347909878694613871_o-1-600x360-1

Partia Socialdemokrate ka reaguar pas arrestimit të dhunshëm të Dardan Molliqajt dhe aktivistëve të tjerë të kësaj partie gjatë një aksioni para stacionit të Policisë së Kosovës.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, PSD’ja ka kërkuar që urgjentisht të lirohen aktivistet dhe aktivistët Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Nol Nushi, Leonard Shala, Gëzon Kastrati, Qëndrim Sahiti, Arbër Sejdiu, Drin Ahmeti, Gent Brahimi, Agron Kabashi, Veton Dragusha, Fatos Sahiti, Trim Gashi, Natyra Kuçi dhe Frashër Krasniqi.

“Kur zbatimi i ligjit është selektiv, ai gjithmonë shkon në dobi të të fortit e në kurriz të të dobëtit. Ligji është nxjerrë nga politikanët, të cilët janë të parët dhe pothuajse të vetmit që nuk po e zbatojnë dhe për këtë nuk ndëshkohen”, thuhet në postim.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne