Asgjë nuk ka përfunduar, mbani maskat e distancën, apelon IKSHPK

Korona-01

“Asgjë nuk ka përfunduar! Virusi nuk po tallet! Virusi akoma gjendet në mesin tonë”. Ky është apeli i sotëm i Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.

IKSHPK-ja njofton se sonte u detektuan 19 raste pozitive në Prizren e 2 në Suharekë. “1025 raste deri sot me 782 të shëruar!”, thekson Instituti.

Tutje IKSHPK-ja ka bërë thirrje edhe për vazhdimin e mbajtjes së maskave e distancës. “Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!”, është apeli i IKSHPK-së.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne