Bajrami: Sakrifikoni edhe për këto ditë të Bajramit

Hykmete bajrami

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami apeloi sonte te të gjithë qytetarët që ta shtojnë kujdesin kundër Koronavirusit dhe ta festojnë Bajramin duke respektuar këshillat shëndetësore.

Përmes një shkrimi në Facebook, Bajrami përkujtoi se një pjesë e qytetarëve të Kosovës po e presin festën e sakrificës, Kurban Bajramin, pa familjarët e tyre që kanë humbur jetën nga COVID-19 ndërsa qindra të tjerë po përballen me këtë sëmundje nëpër spitale.

“Prandaj, kërkoj prej secilit qytetar, prej secilës grua dhe burrë, secilit prind që të shtoni kujdesin dhe të festojnë Bajramin duke respektuar këshillat shëndetësore për të luftuar COVID-19”

“Gjenerata të tëra jemi rritur duke sakrifikuar, kemi luftuar dhe duke pasur edhe durimin se ditë të mira do të vijnë për Kosovën dhe mbarë njerëzimin. Andaj, edhe për këto ditë të Bajramit, lutuni që kjo pandemi të kalojë dhe t’i kthehemi normalitetit dhe ta fitojmë këtë luftë me këtë sëmundje që nuk po kursen askënd”, shkroi Bajrami.

Ajo u shprehu ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre nga COVID-19 dhe u dëshiroi shërim të shpejtë pacientëve që po luftojnë me virusin.

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne