Bie numri i rasteve të reja me Koronavirus

covid-infermier-5-1068x713

Ditëve të fundit është shënuar një trend i rënies së numrit të rasteve të reja me Koronavirus.

Në katër ditët e kaluara numri i rasteve pozitive brenda 24 ore nuk ka kaluar më shumë se 70 raste në ditë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK), bën të ditur se aktualisht në vend janë të infektuar me COVID-19, 2.507 qytetarë.

Dje, u shënuan 55 raste të reja gjatë 24-orëve të fundit në Kosovë ndërsa që nga muaji mars kur u shfaq pandemia në Kosovë, deri më tani janë shënuar 14 mijë e 692 raste pozitive nga 58 mijë 425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Shqetësues vazhdon të mbetet numri i personave që kanë humbur jetën nga Covid-19 i cili ka shkuar në 600, ndërsa vetëm në 24 orët e fundit u raportuan katër viktima.

Aktualisht numri i personave që janë shëruar nga ky virus ka shkuar në 11 mijë e 585, kurse numri i rasteve aktive është 2 mijë 507.

Edhe pse numri i rasteve pozitive ka pësuar rënie, Qeveria e Kosovës ende nuk ka marr ndonjë vendim për lirimin e masave si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

Ditë më parë Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë që masat e njëjta do të mbesin në fuqi të paktën edhe për disa ditë ose javë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne