Bjellorusia kërcënon se do të përdorë armë vdekjeprurëse kundër protestuesve

Bjellorusi

Bjellorusia kërcënoi se do të hapë zjarr kundër protestuesve që dalin në rrugë për të kërkuar dorëheqjen e udhëheqësit bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.

Zëvendësministri i Brendshëm, Gennady Kazakevich, tha përmes një video-deklarate se autoritetet “do të garantojnë rendin në vend”.

“Personeli i zbatimit të ligjit dhe trupat e brendshme do të përdorin pajisje speciale dhe armë vdekjeprurëse nëse është e nevojshme”, tha Kazakevich.

Deri më tash, forcat e sigurisë kanë pranuar se kanë përdorur topa uji, plumba gome dhe granata tymi për të shpërndarë protestuesit.

Kazakevich tha se protestat janë bërë “jashtëzakonisht radikale”, me protesteus që hedhin gurë dhe shishe në drejtim të policisë.

Protestuesit, tash e sa javë, kanë organizuar tubime paqësore në Bjellorusi kundër rizgjedhjes së diskutueshme të Lukashenkës në zgjedhjet presidenciale të 9 gushtit.

Autoritetet u janë përgjigjur brutalisht protestave, me rrahje dhe arrestime masive.

Lukashenka pretendon se i ka fituar bindshëm zgjedhjet, por, sipas opozitës bjelloruse dhe grupeve monitoruese, zgjedhjet janë manipuluar në favor të Lukashenkës.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk i kanë njohur rezultatet e zgjedhjeve të 9 gushtit në Bjellorusi.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne