Çfarë do bëni sapo të dilni nga karantina? Ju tregon shenja e horoskopit!

shutterstock_277033028

Thuajse të gjithë ne kemi nisur të bëjmë plane se çfarë do të bëjmë pasi të dalim nga izolimi. Shpesh e gjejmë veten duke bërë pyetjen: “Cila është gjëja e pare që do bëjmë kur të rikthehemi në normalitet?”.

Në ndihmë na vjen shenja jonë e horoskopit, e cila do na bëjë më të lehtë zgjidhjen e këtij “problem”, shkruan DailyMail, transmeton gazeta Objektiv.

Dashi – Në palestër dhe pastaj në darkë në klub me miqtë për të festuar.

Demi – Do shkoni tek kafja juaj e preferuar ose më saktë tek restoranti juaj i preferuar për të shijuar një pjatë të shijshme buzëdetit.

Binjakët – Do takoni miqtë tuaj dhe do e jetoni atë ditë sikur të ishte e fundit.

Gaforrja – Do përqafoni njerëzit tuaj të dashur që nuk i kishit takuar gjatë kësaj periudhe.

Luani – Do hedhësh pizhamat nga dritarja dhe gati për një veshje plot glamour për të shkëlqyer.

Virgjëresha – Do vraponi të takoni shokun ose shoqen tuaj të ngushtë i/e cila po qan se ka ngelur pa punë gjatë karantinës dhe ju do i jepni zemër.

Peshorja – Vrap për tek qendrat estetike. Njerëzit do të mund t’ju takojnë pasi të kesh bërë mirë disa trajtime për flokët, fytyrën dhe të mos harrojmë thonjtë.

Akrepi – Seks… Ata që nuk janë karantinuar me të dashurin gjatë kësaj periudhe e kemi fjalën.

Shigjetari – Valixhet gati dhe aventurat e reja ju presin.

Bricjapi – Ju nuk keni shpresë, sërish zyra juaj e punës do jetë në plan të parë.

Ujori – Ujorit do i duhen disa pushime të tjera ( në një vend me det sigurisht), për të marrë veten nga “pushimet” në karantinë.

Peshqit – Nevojë e menjëhershme për të kërcyer në mënyrë që të largoni gjithë energjitë negative të mbledhura gjatë karantinës.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne