Chelsea mposht Manchester Cityn – Liverpool kampion pas 30 vitesh

penalltia

Fituesi i vërtetë në ndeshjen ndërmjet Chelseas dhe Manchester Cityt është Liverpool! Londinezët fituan me rezultatin 2-1 kundër kampionëve në fuqi dhe titulli fitohet zyrtarisht nga skuadra e Jurgen Klopp. Një trofe i munguar që prej 30 vitesh që festohet nga Liverpooli.

Duhej të vinte Jurgen Klopp që “Redsat” të nisnin një revolucion dhe tashmë të ringrenë trofeun më të rëndësishëm në Angli. Ky titull vjen pas fitores së Champions League sezonin e kaluar.

Ishte Chelsea që i dha një asistim të fortë Liverpoolit me fitoren e tyre 2-1 ndaj Manchester Cityt. “Qytetarët” luajtën më mirë, por ekipi i trajnerit Frank Lampard arriti të fitojë dhe falë episodeve. Goli i parë i Pulisic u shënua nga një gabim në mbrojtje i Mendyt me Gundogan. Amerikani përfitoi nga mosmarrëveshja e tyre dhe çoi topin në rrjetë për 1-0 në minutën e 36-të.

“Qytetarët” reaguan vetëm në pjesën e dytë falë një magjie të Kevin De Bruyne. Belgu barazoi me një supergol nga një goditje dënimi (55′). Vendasit u zgjuan dhe nisën të sulmojnë më shumë. Pulisic kishte rastin e mirë për të shënuar golin e dytë, por Walker largoi topin në vijën fatale. Mrekullinë që bëri mbrojtësi i krahut të djathtë u përpoq ta bënte dhe Fernandinho më pas, por ky i fundit largoi topin me dorë në zonë. Penallti dhe karton i kuq. Willian nuk gaboi për 2-1 dhe titulli shkon në “Anfield”.

Chelsea forcon vendin e katërt dhe sulmon Leicester për vendin e tretë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne