Çollaku për akuzën ndaj Thaçit: Përpjekjet për përmbysjen e historisë janë të destinuara të dështojnë

Bekim-Çollaku

Bekim Çollaku, shef i Kabinetit të Presidentit Hashim Thaçi, tha sonte se nuk ka asgjë më të neveritshme dhe më të pështirë, kur gjoja në emër të drejtësisë njollosen, akuzohen, gjykohen e madje edhe dënohen luftëtarët e lirisë.

Çollaku në një postim në rrjetin social Facebook, reagoi pas ngritjes së aktakuzës nga Specialja për presidentin Thaçi.

“Kosova, pas përpjekjeve shekullore, arriti të çlirohej me një luftë të drejtë, çlirimtare, të përkrahur nga bota demokratike. Kurrë nuk mund të barazohet lufta e drejtë për liri me luftën pushtuese të shtetit të Serbisë që ushtroi dhunë, pastrim etnik, masakra dhe krime kundër njerëzimit mbi popullatën e paarmatosur. Nuk ka asgjë më të neveritshme dhe më të pështirë, kur gjoja në emër të drejtësisë njollosen, akuzohen, gjykohen e madje edhe dënohen luftëtarët e lirisë”, shkroi Collaku në Facebook.

Ai theksoi se çmimi i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës është tepër i lartë, prandaj përpjekjet për përmbysjen dhe rishkrimin e historisë janë të destinuara të dështojnë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne