Dalin pamjet e para nga finalja e sezonit të 10 të “The Walking Dead”

the-walking-dead-season-10b-daryl-reedus-800x600_MobileWeb_HomeHero_FINALE

“The Walking Dead” ka publikuar disa foto nga finalja e sezonit të dhjetë të serisë në Twitter, të cilat mund t’i shikoni më poshtë.

Kjo seri ka shtyer premierën e sezonit të 11 për vitin 2021, por do të publikojë finalen shumë të pritur të sezonit të 10-të me 4 tetor në SHBA dhe me 5 tetor në Britani të Madhe. Disa episoda bonus po ashtu do publikohet në fillim të vitit 2021.

Tani, AMC ka publikuar disa foto në të cilat shihen për herë të parë pamjet nga episodi i fundit i sezonit të dhjetë.

Në fillim të kësaj jave, menaxherët e kësaj serie kanë konfirmuar që produksioni di të rifillojë në vjeshtë, pas ndalimit për shkak të pandemisë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne