Deputeti i VV-së i akuzon mediat për afri me kreun e PDK-së

Liburn-Aliu-01

Deputeti i Vetëvendosjes, e ka akuzuar kompaninë Koha për afri me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veselin.

“Kjo që ka thënë Agron Bajrami (kryeredaktor i kompanisë mediale Koha), e që po ‘hulumton’ Besnik Krasniqi (gazetar), është ajo që dëshiron Kadri Veseli. Po, mund të jetë koincidencë”, ka shkruar Aliu në Facebook.

“Kadri Veseli dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godas edhe Thaçin edhe Lëvizjen Vetëvendosje, dhe t’ia hap të dytit rrugën për Kryeministër. Ai e din që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër”, ka shkruar Aliu.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne