Dua Lipa dhe Anwar Hadid adoptojnë së bashku një qenush!

dua lipa

Dua Lipa dhe Anwar Hadid kanë adoptuar një qenush së bashku, duke treguar edhe një herë se sa serioze është marrëdhënia e tyre!

Të premten, këngëtarja e “Physical”, 24 vjeçe, njoftoi se ajo dhe i dashuri i saj  birësuan së bashku një qen, të cilin e kanë emëruar Dexter.

Lipa prezantoi qenushin e tyre të ri në Instagram, duke ndarë disa foto të tyre duke përqafuar “mikun e tyre të vogël”.

“Faleminderit @thelabellefoundation”, shkroi Lipa, duke etiketuar organizatën e shpëtimit të kafshëve me bazë në Los Angeles, ku ata adoptuan Dexter. “Ai është i përsosur”.

Gigi Hadid, motra e Anwar, komentoi në këto foto, duke thënë: “Nipi im. Një djalë shumë i mirë.

Lajmi emocionues mbi qenushin vjen gati dy muaj pasi që dyshja festuan përvjetorin një vjeçar të lidhjes së tyre.

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne