Kosova

Kosova

Walker, hero i gjallë i të vërtetës për Reçakun

Posted in 16 January 2017

Related article

View archive of news

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot ish ambasadorin William Walker, i cili luajti rol vendimtar në prezantimin para botës të krimeve të kryera në Kosovë gjatë luftës nga regjimi i Millosheviqit. Dëshmitë e tij për Masakrën e Reçakut ndikuan fuqishëm në opinionin dhe diplomacinë ndërkombëtare.0

Gjatë takimit të përzemërt Veseli dhe Walker diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për problemet dhe sfidat nëpër të cilat është duke kaluar shteti dhe shoqëria kosovare, transmeton Koha.net.

Një ditë më herët gjatë akademisë përkujtimore që u mbajt në përvjetorin e Masakrës së Reçakut Veseli tha se "Në Reçak e vërteta e Kosovës triumfoi mbi mashtrimin njëshekullor të Serbisë, mbi propagandën dhe luftën e saj speciale kundër shqiptarëve. Shumë janë ata që kanë merita për këtë moment historik, por më meritori prej tyre është miku i madh i vendit tonë, z. William Walker. Ambasadori Walker është hero i gjallë i të vërtetës për Reçakun dhe Kosovën".