Kosova

Kosova

Rama: Ushtria serbe hyn në Kosovë vetëm si turistë (Foto)

Posted in 16 January 2017

Related article

View archive of news

Nuk ka pasur asnjë reagim zyrtar nga ana e tij për ngjarjen që u vlerësua si provokim i fortë i Serbisë ndaj Kosovës, sic ishte nisja e trenit nga Beogradi për Kosovë. Por kryeministri shqiptar Edi Rama nuk i ka shpëtuar 'presionit' të vetë qytetarëve të cilët kanë gjetur rastin ta pyesin në Facebook.

Kryeministri shqiptar shprehet se nuk ka nevojë të ngrihet një shqetësim për atë që ai e quan lojë politike me "trena e me aeroplanë".

Komentuesi i shkruan Ramës të bashkojë forcat ushtarake me Kosovën pasi sipas tij Serbia po futet prapë në Kosovë, por kryeministri e ka të qartë përgjigjen: Sipas tij, serbët do futen në Kosovë vetëm si turistë!

"Serbët e Beogradit në Kosovë veç si turiste do të vijnë një ditë, po si zot të vendit s'vijnë dot më kurrën e kurrës", shkruan Rama duke vendosur edhe një "emotion" në Facebook me një fytyrë të qeshur.

Duke kërkuar t'i japë garanci qytetarëve, se Kosova ja doli si një shtet i pavarur, ndërsa Serbia sipas tij vijon të vuajë ende makthet e së shkuarës. Makthe që sipas tij do të vijojnë derisa Serbia ta njohë Kosovën si shtet. Tek ky makth - sipas Ramës - fshihet edhe arsyeja pse Serbia bën marrëzira, sic ishte edhe rasti i trenit.

"Këto lojërat me trena e me aeroplana janë manovra politike, për hesape politike, po hesapi i lirisë e pavarësisë së Kosovës është kry", përfundon kryeministri Rama.,