Era Istrefi e ‘djeg lojën’ pozon në bikini (FOTO)

era istrefi

Era Istrefi është një nga vajzat që e ka bërë krenare një popull të tërë me paraqitjen e saj dinjitoze jashtë kufijve shqiptar.

Ajo ka vite që po ndërton karrierën e saj muzikore në Evropë në kuadër të labelit të dytë më të njohur në botë, “Sony Ultra Music”.

Meqë dje konsiderohej të jetë dita më e nxehtë e vitit, ylli ndërkombëtar vendosi të zhvishej për të pozuar në bikini.

Era Istrefi u tregoi 1.5 milionë dashamirëve të saj çdo detaj të linjave të bujshme trupore, duke nxjerrë në plan të parë të pasmet e saj.

26-vjeçarja nga Prishtina, gëzon këto forma krejt fal punës së palodhshme që e bënë në palestër e cila vërehet dukshëm në barkun e sheshtë.

Krijuesja e hitit “BonBon” shkroi me ironi se qysh moti nuk ka postuar një imazh të tillë ku pa fije turpi guxon të tregojë të pasmet.

Ajo këtë verë nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikorë, por ka paralajmëruar një të tillë në bashkëpunim me reperin ferizajas, Buta.

Kënga e saj e fundit mban titullin “No Maybes”, e që erdhi në bashkëpunim me këngëtarin Arash dhe DJ e njohur turk, Ilkay Sencan, por që mund të quhet si një nga projektet më të pavlerësuara të Era Istrefit.

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne