Festojnë përvjetorin e parë të martesës, Jonida Vokshi i bën dedikimin emocionues partnerit

jonida-besnik3

Padyshim që një ditë e veçantë për të gjithë çiftet është përvjetori i martesës!Më 14 shtator të vitit të kaluar, moderatorja Jonida Vokshi i dha fund beqarisë, duke u martuar me Besnik Krapin.

Katër muaj më pas, ata dhanë lajmin e bukur se së shpejti do të bëheshin prindër për herë të parë.

Ditën e sotme, çifti feston përvjetorin e parë dhe Jonida ka zgjedhur t’i dedikojë fjalët më të bukura gjysmës së saj më të mirë.

Si sot një vit më parë, u kënaqa shumë, po shumë, në një dasëm, që rezultoi të ishte e imja. Faleminderit miq që na e keni bërë këtë ditë të paharruar! Pacim edhe 100 përvjetore bashkë zemër!”,- kanë qenë fjalët që moderatorja ka zgjedhur për këtë ditë të veçantë, të cilat i ka shkruar krah fotove të ceremonisë së dasmës.

Në muajin qershor të këtij viti, ata mirëpritën në jetë një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Emi.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne