Florian Marku vazhdon t’i bëjë krenarë shqiptarët

Florian Marku ka mposhtur anglezin Rylan Charlton, pasi rivali u dorëzua në raundin e nëntë. Boksieri shqiptar e nisi mirë, duke i dhënë disa goditje në kokë kundërshtarit dhe herë pas herë e ngacmonte me fjalë për ta nxjerrë nga loja. Në raundin e katërt Marku e tronditi keq anglezin Charlton.
Raundin e gjashtë mori një grusht dhe u rrëzua për momentin. Boksieri anglez nisi të reagonte disi, por Marku qëndroi dhe haptazi në ring thoshte se nuk kishte asgjë.
Në raundin e nëntë përfundoi gjithçka, me Markun që po e grushtonte Charlton dhe stafi i tij hodhi peshqirin, duke u dorëzuar. Fitore fantastike shqiptarit, që po ia dilte edhe me pikë.
Florian Marku kishte fituar 7 duele deri në muajin dhjetor, kur barazoi në mënyrë të padrejtë për herë të parë. Rivali i tij, Rylan Chalrton, kishte fituar gjashtë herë dhe barazuar në një tjetër duel. Tre prej fitoreve i kishte arritur me nokaut.