Fury me mbipeshë, por Joshua nuk i lë asgjë rastit

joshua

Boksieri britanik Anthony Joshua nuk kërkon t’i lërë asgjë rastësisë dhe po përgatitet intensivisht për duelin ndaj Tyson Fury. Një duel mes dy boksierëve britanikë, që pritet të zhvillohet këtë verë dhe do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Në një deklaratë për “Daily Mail”, Joshua që mban titujt e kategorive WBA, WBO dhe IBF, shprehet se pret përballë versionin më të mirë të Fury.

Ai nuk beson në faktin se rivali i tij do të jetë mbipeshë, siç është dukur së fundi në rrjetet sociale, me Fury që del nga deti, ku po lahej në mes të dimrit dhe duket sikur ka vënë sërish bark.

Fury nuk ka dueluar në 12 muajt e fundit. “Para se të nisë fazën përgatitore ai mund të jetë me bark, por gjërat do të jenë ndryshe në fundin e saj. Do të përgatitem për t’u përballur me versionin më të mirë të Fury, ndaj nuk më intereson nëse tani është mbipeshë. Do të përgatitem për të mos bërë asnjë gabim, pasi e di që Fury do të jetë në formë”, tha Joshua.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne