Gjashtë të vdekur e 153 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

covid-mkd

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 6 viktima nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut duke e rritur numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 265 pacientë.

Viktimat janë nga Shkupi, Shtipi, Tetova dhe Resnja në mes të moshës 53 dhe 80 vjeçe.

Poashtu në këtë shtet janë regjistruar edhe 153 raste të reja me Koronavirus, 66 prej të cilave në Shkup, 13 në Kumanovë, 13 Shtip etj.

Gjatë 24 orëve janë shëruar 75 pacientë, duke e rritur në gjithsej 2,166 numrin e të shëruarve.

Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut shkon në 5595.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut ka 3164 raste aktive me Koronavirusin e ri.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne