Grenell i reagon New York Times-it: Shkëmbimi i territoreve asnjëherë nuk është diskutuar para meje

Grenell-1

Emisari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për çështjen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, përmes një shkrimi në Twitter i ka reaguar gazetës The New York Times.

The New York Times pati një shkrim ku thoshte se Shtëpia e Bardhë kishte planifikuar t’i priste presidentin e Serbisë, dhe atë të Kosovës, të shtunën. Pastaj, udhëheqësi i Kosovës u akuzua për krime lufte.

“SHBA’ja shtyn samitin për paqe në Ballkan, merr goditje politika e jashtme e Trumpit”, titullohet artikulli i të përditshmes njujorkeze, rreth takimit mes Kosovës dhe Serbisë, që ishte planifikuar për 27 qershor, në Uashington.

Një iniciativë e ndërmjetësuar nga Amerika për ta stabilizuar Ballkanin, që administrata e presidentit Donald Trump shpresonte se do t’i jepte shkëlqim kredencialeve të saj të politikës së jashtme në një vit zgjedhor, është shtyrë, të enjten, pasi ndaj njërit prej pjesëmarrësve kryesorë, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u paralajmërua aktakuzë për krime lufte, shkruan The New York Times, të enjten.

Derisa Grenell u përgjigj duke thënë se ka shumë gabime rreth kësaj çështje, dhe kjo nuk është çudi sepse reporter asnjëherë nuk ka folur me të.

Grenell gjithashtu sqaroi se qasja e dialogut kishte të bëjë gjithmonë vetëm me ekonomi dhe se asnjëherë nuk është aluduar në një ‘fitore të shpejtë’.

“Shumë gabime rreth kësaj çështje. Nuk çuditem… reporteri asnjëherë nuk ka biseduar me mua. Qëllimi ynë gjithmonë kishte të bëjë me vende pune dhe ekonomi. Asnjëherë nuk kemi besuar se kjo do të ishte një fitore e shpejtë (një narrativë e mediave totalisht e gabuar dhe pa asnjë fakt), shkroi Grenell.

Ambasadori Grenell gjithashtu tha se ka biseduar me Sigurinë Gjermane dhe Francezë për të koordinuar këtë qasje ekonomike. Tutje, Grenell përmendi se shkëmbimi i territoreve asnjëherë nuk është diskutuar.

“Gjithashut: Kam biseduar direkt me Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Gjermanisë dhe Francës për t’u koordinuar lidhje me qasjen tonë të kufizuar (vetëm për politikë). Shkëmbimi i territoreve asnjëherë nuk është diskutuar para meje. Nuk do të përfshihemi në qasje politike në mes Kosovës dhe Serbisë. Do të koordinohemi më këdo që është përgjegjës”, shkroi Grenell.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne