Gucati: Serbia me listë të re, një veteran i UÇK-së është ndaluar në Shqipëri

gucati-696x488-1

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK), Hysni Gucati, ka njoftuar se një ish-luftëtar është ndaluar nga policia e Shqipërisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Gucati ka thënë se veterani i UÇK-së, Murtez Kastrati nga Lipjani sot është ndaluar nga policia e Shqipërisë, pasi që sipas tij, shteti serb ka dërguar emrin e tij dhe shumë ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Interpol.

“Nga burimet që kemi marrë, Serbia këto ditë ka bërë një listë të re me emra të ish pjesëtarëve të UÇK-së, ju bëjmë apel bashkëluftëtarëve që këto ditë mos të lëvizin dhe të mos dalin në shtetet tjera. Shteti i Shqipërisë duhet sa me parë ta lirojë Murtez Kastratin dhe të mos i marrë parasysh asnjëherë veprimet dhe listat e dërguar në Interpol nga Serbia, deri sa do të vazhdojnë kështu duke u maltretuar në këtë formë njerëzit që dhanë çdo gjë që ne sot ta kemi shtetin, veteranët ende nuk janë në gjendje të lëvizin të lirë”, ka shkruar Gucati.

Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që sa më parë të marrë masa në këtë drejtim dhe të mos ketë më raste të tilla.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne