Hajduti sulmoi shtëpinë e Eminemit, por me sa duket plani i tij ishte të vriste atë

eminem

Në prill të këtij viti, reperi i njohur Eminem u përball me një situatë të rrezikshme. Një hajdut arriti  të  shmangte  sigurimin dhe  të hynte në shtëpinë e reperit rreth orës 4 të mengjesit duke thyer xhamin e kuzhinës.

Eminem u zgjua nga alarmi i shtëpisë dhe e gjeti veten ballë për ballë me hajdutin. Menjëherë ai bërtiti që ta dëgjonte sigurimi, por në ato moment hajduti u hërhoq.

Menjëherë policia shkoi në venngjarje dhe hajduti u arrestua.

Së fundmi detaje të reja janë zbuluar mbi këtë ngjarje. Ditën e djeshme është zhvilluar një senacë dëgjimore paraprake, ku njëri prej policëve tha se hajduti kishte shkuar aty për të vravrë reperin.

Sidoqoftë, avokati i të riut 26-vjeçar e ka mohuar këtë: “Nuk jam i sigurt se nga erdhi deklarata e oficerit. Nuk ka patur asnjë kontakt fizik midis të dyve në shtëpi.”

Detroit Free Press raporton se Eminem nuk mori pjesë në seancën dëgjimore të së mërkurës, teksa shton se seanca ku do merret vendimi për Hughes do mbahet në 28 shtator.

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne