Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen nga COVID-19 të vëllait të kryetarit të Rahovecit

haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për kryetarin e Rahovecit, Smajl Latifi, vëllai i të cilit ka humbur jetën pas infektimit me COVID-19.

Në një postim në Facebook, Haradinaj, ka thënë se me pikëllim e ka pranuar lajmin për vdekjen e Adem Latifit.

“Baci Malush, kryetar Smajl Latifi dhe e gjithë ju familja Latifi, pranoni ngushëllimet e mia dhe kolegëve nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Të jeni krenarë që Ademi ishte pjesë e jetës suaj. Pushoftë në paqe!”, ka shkruar Haradinaj.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme, është njoftuar se vëllai i kryetarit të Rahovecit ka vdekur, i cili ka qenë i infektuar me koronavirus.

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne