Haradinaj-Stublla diskutoi me Minxhozin për përgatitjet e mbledhjes së dy qeverive

meliza-ambasadori-minxhozi

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Meliza Haradinaj-Stublla priti sot në një takim zyrtar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Sipas njoftimit të MPJD-së, në këtë takim është biseduar për përgatitjet e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

“Në një takim të përzemërt prita sot Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Diskutuam për bashkërendimin e ngushtë para mbajtjes së mbledhjes së dy Qeverive më 2 tetor, si dhe iniciativa tjera që do t’i konkretizojmë në të ardhmen e afërt”, tha Haradinaj-Stublla.

Takimi i dy qeverive është paraparë të mbahej më 25 shtator. Sipas, kryeministrit, Avdullah Hoti shtyrja e këtij takimi për datën 2 tetor është bërë pasi nesër do të raportojë në Kuvend për 100-ditshin e punës së Qeverisë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne