Haxhiu: Hoti e Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të Thaçit

albulena haxhiu

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rrëzimi i qeverisë Kurti dhe përmbysja e vullnetit të 6 tetorit tregon se kryeministri Avdullah Hoti dhe koordinatori Skënder Hyseni janë pjesë e projekteve të rrezikshme të presidentit Thaçi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se këta që në fillim i kanë zbatuar kërkesat e Serbisë duke hequr reciprocitetin dhe duke hequr dorë nga anëtarësimet në organizmat ndërkombëtar.

“Këto janë premisat e një pazari të keq. Ndërkohë janë mbajtur disa seanca ku z.Hoti lëre që nuk ka as mbështjetje as platformë e nuk ka krijuar as unitet, por nuk ka treguar as më të voglën fjalë se çfarë po bisedohet në këto negociata. Ai po thotë që platformë është kushtetuta ndërkohë ndër fjalët e para që ka thënë është se Asociacioni është obligim”, ka shkruar Haxhiu.

Ajo ka thënë se përtej këtyre tendencave e vizitave tinzare pa mandate, e pa legjitimet “ne i bëjmë me dije kujtdo që tenton të sjell ndonjë marrëveshje të dëmshme se ato nuk mund të gjejnë zbatim në Republikën e Kosovës”.

Sipas saj, nuk mundet një qeveri ilegale, ilegjitime të sjell marrëveshje, e aq më pak persona që siç thotë ajo, nuk kanë marrë as më të voglin besim qytetarë të përfaqësojnë Kosovën.

“Kjo gjë ka marrë fund. Ata mund të shëtitën gjithandej, por pazaret këtu nuk kanë vend. Nuk mund të ketë dialog të mirëfilltë pa zgjedhje demokratike paraprakisht”, ka shkruar Haxhiu.

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne