Hoti: Pa shpenzuar miliona për lobim e kthyem Kosovën në rrugën e integrimit euro-atlantik

hoti-7-1920x1280

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i konsideroi si të suksesshme vizitat e fundit në Shtëpinë e Bardhëm, Bruksel si dhe në selinë e NATO-S.

Në një postim në Facebook, Hoti deklaroi se për 100 ditë Kosova u kthye në rrugën e integrimit euro-atlantik, pas pasur nevojë të shpenzohen miliona për lobim.

“Nuk ka me izolim te Kosoves. Per 100 dite, e kemi kthyer Kosoven aty ku e ka vendin: ne Shtepine e Bardhe, ne kryeqytetin e BE-se ne Bruksel, ne seline e NATO-s, ne Paris dhe se shpejte edhe ne qendrat e tjera.  Pas nje devijimi disa vjeçar, e kemi kthyer Kosoven prape ne rrugen e integrimit euro-atlantik. E gjithe kjo eshte arritur pa shpenzuar miliona per lobim, por me perkrahjen e miqve, duke i bindur se kjo Qeveri eshte serioze karshi zotimeve te veta, me vendimmarrje bazuar ne ligje dhe kushtetute, e jo interesa parapolitike. Zoti i bekofte miqte tane. Zoti e bekofte Kosoven”, shkroi kryeministri.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne