Ibrahimovic i befason shokët me dhuratë për secilin

Ibrahimovic-768x432

Zlatan Ibrahimovic është një lider i vërtetë në ekipin e Milanit, si brenda edhe jashtë fushës. Shumë lojtarë janë habitur me mënyrën e lojës së tij dhe dëshirën për të fituar, edhe pse së fundmi festoi 39 vjetorin e lindjes. Kur bëhet fjalë për punën, suedezi është jashtëzakonisht i përkushtuar dhe serioz, por jashtë fushe di të jetë edhe argëtues.

Ai ka vendosur të gëzojë shokët e ekipit, duke vendosur t’iu blejë nga një dhuratë të gjithëve, pas grumbullimit në kombëtare. Mediat në Itali shkruajnë se Ibra bleu nga një Play Station 5 për secilin lojtar të Milanit, i cili sapo ka dalë shitje. Shumica e tyre këtë gjë e kanë konfirmuar në rrjetet sociale.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne