IHMK: Temperaturat sot deri në 30 gradë celsius

1595482026_moti566395152187-1

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se sot do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit, do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8 metër për sekond.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-30 gradë Celsius”, njofton IHMK-ja.

Moti i mirë do të vazhdojë deri të premten kur parashihen vranësira të dendura të cilat vende–vende mund të sjellin reshje afatshkurta shiu.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne