Ilir Meta: Kosova do ta përballojë edhe sfidën e Gjykatës Speciale

meta-1068x712

Presidenti Ilir Meta shprehet i bindur në pafajësinë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Në një postim në facebook, ai thotë se Kosova, me urtësi, unitet dhe largpamësi do ta fitojë edhe këtë sfidë.

Më herët gjatë një konference me gazetarët, Meta kërkoi mbështetje nga Kosova dhe Shqipëria për Presidentin Thaçi dhe kreun e PDK-së Veseli për të përballuar aktakuzat për krime luftë të ngritura ndaj tyre.

Por ndryshe nga Edi Rama, Presidenti tregohet i kursyer ndaj drejtësisë ndërkombëtare.

Thirrjes së Behgjet Pacollit për një tryezë të përbashkët Shqipëri-Kosovë, kreu i shteti i bën një autokritikë duke u shprehur se Kosova si shtet i pavarur i zgjidh krizat më mirë se vendi ynë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne