Immobile fitues i “Këpucës së Artë”

immobile lazio futboll

Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile është zyrtarisht fituesi i Këpucës së Artë për vitin 2020, pasi Cristiano Ronaldo nuk është përfshirë në skuadër për ndeshjen ndaj Romës. Portugezi ishte i vetmi lojtar që po garonte me sulmuesin italian, por mungesa e Ronaldos në ndeshjen e fundit e shpall zyrtarisht fitues Immobilen.

Sarri vendosi që ta lërë pushim CR7 për ndeshjen e fundit në kampionat kundër Romës. Kjo do të thotë që Immobile e mbyll sezonin si golashënuesi më i mirë pasi ka 35 gola një më shumë sesa sulmuesi i Bayern Munichut Robert Lewandowski. Immobile bëhet kështu lojtari i tretë italian që e fiton këtë çmim pas Francesco Tottit me Romën në sezonin 2006-2007 me 26 gola dhe Luca Tonit me Fiorentinën me 31 gola të shënuar.

Immobile mund të thyejë rekordin e më shumë golave të realizuar brenda një sezoni në Serie A pasi është vetëm një gol larg rekordit të Higuainit që në 2016 me Napolin shënoi 36 gola.

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne