Inspektorati ua ndalon punën, ankohet kompania ndërtuese në Prishtinë

88154013-2772601376189398-1702724541660266496-o

Në lagjen Mati 1 në Prishtinë punimet u ndalen të martën tek objekti Arseko.sh.p.k nga inspektorët punës.

Me anë të një vendimi, Inspektorati i Punës i ndali punimet, pasi sipas tyre kompania ndërtuese nuk i ka vendosur skelet dhe rrjetat mbrojtëse.

Por arkitekti i kompanisë Arseko.sh.p.k, Albert Jetullahu thotë për gazetën Objektiv se në objektet tjera përreth punimet po zhvillohen ani se nuk kanë vendosur skele.

“Tash kur të ndalet procesi i punës, tani na merr dy deri në tri ditë kohë. Tash për punë të sigurisë ne normal që ne i rrimë gati, por nëse ne i rrinë duhet me ndejt edhe krejt tjerët. Ka objekte mbrapa neve që nuk kanë skele të vendosura dhe nuk e ndalin punën”, tha Jetullahu.

Jetullahu thotë se edhe procesi i vendosjes së skelave u merr kohë, andaj edhe inspektorati duhet ta ketë parasysh këtë.

“Për arsyeje se ne jemi duke punuar në shumë objekte edhe puna e atyre skelave vendosen nesër, duhet kohë për caktu për me i vendos skelet”, theksoi Jetullahu.

Arkitekti që mbikëqyrë punimet në këtë objekt dyshon se këta inspektor po ia bëjnë me qëllim pasi që tash e disa herë ia kanë ndërprerë punimet.

“Ose kanë diçka ndonjë tendencë prej dikujt pasi i dërgojnë te na. Se neve nëse na ndërkrehen punimet disa herë na dëmtojnë, pasi është hera e 20-të dhe ndalin procesin për dy deri në tri ditë. Po du me ditë arsyen pse vijnë vetëm te na dhe na ndërprenë punën”, shtoi Jetullahu.

Por këtë e ka mohuar zëvendës kryeinspektori i punës, Agim Millaku.

“Kush nuk i plotëson kushtet për punë, i ndalohen punimet”, ka përfunduar Millaku.

Tashmë Arseko sh.p.k kanë paraqitur kallëzim penal në polici për inspektorët e punës që ia ndaluan punimet.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne