Italia nis testimin e vaksinës për COVID-19 te njeriu

covid italy

Italia nisi sot eksperimentimin tek njeriu të vaksinës anti-COVID prodhuar nga kompania bio-teknologjike italiana ReiThera.

Vaksina do të eksperimentohet tek 90 persona të shëndetshëm.

45 do të jenë në moshës nga 18 vjeç deri në 55 vjeç e 45 të tjerë nga 65 vjeç deri në 85 vjeç.

Vaksina do të eksperimentohet në 6 grupe nga 15 persona të cilat do të marrin nga 3 doza te saj.

Eksperimentimi do të kryhet në Institutin e Sëmundjeve Infektive Spallanzani në Romë e mbështetur nga Ministria Italiane e Shëndetësisë e nga sistemi shëndetësor i rajonit te Lazios.

 


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne