Javën tjetër takohen delegacionet Kosovë-Francë për liberalizimin e vizave

Hoti macron

Kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka njoftuar se me datë 26 dhe 27 nëntor do të takohen delegacionet Kosovë-Francë për liberalizimin e vizave.

Ky takim do të zhvillohet në mënyrë virtuale.

“Më 26 dhe 27 nëntor 2020 do të mbahet takimi virtual i delegacioneve teknike nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ajo e Republikës Franceze, lidhur me bashkëpunim bilateral në fushën e sigurisë dhe me fokus në çështje që lidhen me liberalizimin e vizave”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, aranzhimi i këtij takimi është rezultat i dakordimit mes tij dhe Presidentit të Republikës së Francës z. Emmanuel Macron, në video konferencën e djeshme.

“Pas takimit teknik shumë shpejtë pritet edhe takimi politik në nivel të ministrive të brendshme të të dyja vendeve”, ka shkruar Hoti në një postim në Facebook.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne