Jevtiç uron besimtarët për festën e Bajramit

Jevtic-01

Ministri në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtić, i ka uruar të shtunën të gjithë besimtarët e fesë islame, me rastin e festës së Bajramit.

“Me këtë rast shpreh urimet e mia më të sinqerta për të gjithë pjesëtarët e besimit islam, si dhe Kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnavës, me rastin e Fitër Bajramit”, ka thënë Jevtiç.

Sipas tij, duke festuar fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, muajin e agjërimit, lutjes dhe bamirësisë, uroj që vlerat e përbashkëta të ndriçojnë rrugën e paqes, pendimit dhe faljes dhe të mundësojnë ndërtimin e një të ardhme më të mirë për të gjitha komunitetet.

“Në frymën e traditës dhe zakonit tuaj, ju uroj që t’i kaloni këto ditë feste në lumturi dhe gëzim, të rrethuar nga të dashurit tuaj”, thuhet në urimin e ministrit Jevtiç.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne