Joshua ultimatum Furyt, i kërkon përballjen sa më shpejt

joshua

Edhe pse dy boksierët britanikë Anthony Joshua e Tyson Fury kanë një marrëveshje paraprake për të zhvilluar dy duele mes tyre vitin tjetër sërish këto sfida janë të pasigurta. Eddie Hearn, menaxheri e promotori i Joshuas i trembet faktit se mos Fury ndërron mendjen dhe zhvillon triologjinë me Deontay Wilder.

Për “Sky Sports”, Hearn tha: “Ajo marrëveshje është e përfunduar dhe gjithçka është gati për t’u konkretizuar. Unë nuk dua të dëgjoj nga Fury justikime, se dëshiron të dueloj më parë në mars apo prill me ndonjë boksier tjetër para Joshua. Pse? Le të përballet direkt me Joshua”.

“Furoi boksoi në shkurt, nuk është se ka qenë pushim kaq gjatë. Ne jemi gati t’i japim atij shumë para, duke qenë se nuk i bën dot ato me një sfidë të vogël. Fury dëshiron të duelojë me Joshua dhe anasjelltas, ndaj le ta zhvillojmë atë përballje. Nuk ka shumë kohë për trilogjinë ndaj Wilder, që do të prishte planet tona”, tha Hearn.

Ai nuk ka frikë nga dueli që Joshua do të zhvillojë me bullgarin Pulev këtë dhjetor, pasi është i bindur se britaniku do të fitojë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne