Juventus bën hapin e radhës drejt titullit

ronaldo-2-1

Juventus nuk fal dhe marshon drejt titullit të radhës kampion, ndërsa sonte bëri detyrën ndaj Lecces, duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-0.

Ishte parashikuar një mbrëmje jo e komplikuar për djemtë e Maurizio Sarrit, ndërsa gjithçka u bë më e lehtë nē minutën e 31-të kur Lucioni bëri një gabim në stopimin e topit dhe më pas ndali me faull Ronaldon, duke u ndëshkuar me karton të kuq dhe lënë Leccen me 10 futbollistë.

Mysafirët u rreshtuan me forca të shumta mbrapa dhe ia dolën të rezistojnë deri në minutën e 53-të, kur Paulo Dybala arriti të dërgojë topin në rrjetë dhe t’i japë avantazhin Juventusit.

Vetëm 10 minuta më vonë Cristiano Ronaldo shndërroi në gol një 11-metërsh të akorduar për Juven, ndërsa Higuain dhe De Ligt vulosën suksesin 4-0 që çon bardhezinjtë në kuotën e 69 pikëve, 7 më tepër se Lazio e vendit të dytë.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Tel: + 383 38 71 77 88

Email: [email protected]


Për ne