Këngëtarët e estradës i gëzohen lajmit për lejimin e dasmave

10529583_303883256456037_610941680_n-1-e1592987881646-696x436

Dasmat dhe ahengjet familjare, mbrëmjet rinore dhe aktivitete tjera të kësaj natyre do të fillojnë me datën 1 korrik. Këtë lajm e bënë të ditur shumë nga këngëtarët e estradës.

Gjatë ditëve në vijim Ministria e Shëndetësisë do të dalë me rekomandimet konkrete se si duhet merren masat për distancimin social dhe mbrojtje të tjera me rastin e pandemisë globale CoVID-19.

Lajmin për lejimin e dasmave i është gëzuar pa masë edhe Gold Ag. Ai përmes një postimi të ndarë në InstaStory, shprehet i gëzuar për vendimin që tashmë është marrë edhe për këngëtarët.

“Përhajr na qoftë edhe neve, prej 1 korrikut”, ka qenë mbishkrimi që ia ka vënë postimit në fjalë.

Vendimi për lejimin e dasmave pritet të hyjë në fuqi ditën e nënshkrimit, gjersa bëhet e ditur që kjo do të ndodhë nën masa strikte të mbrojtjes, dhe do të ketë kontrolle nga policia përgjatë aktiviteteve.


Kosova In EU

Kosovain.eu është media online e themeluar në vitin 2009. Qëllimi kryesor ishte dhe mbetet informimi i shpejtë, i paanshëm dhe profesional, si një nga shtyllat kryesore të një shoqërie që aspiron integrimin në familjen evropiane.

Kontakti:

Adresa: Rr. “Shaban Polluzha”, Ndërtesa I, Kati 7, Nr.59, 10000 Prishtinë, Kosovë

Email: [email protected]


Për ne